Novobërdë, 17 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Masakrohet në grabitje e sipër një banor i Novobërdës, nga dy persona të cilët pasi e futën në mes, e dhunuan dhe i plaçkitën flori dhe para.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës,. në orën 23.30 në fshatin Stanishor, në Novobërdë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Policia lokale tha se viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të panjohur të cilët e kishin goditur viktimën me mjete të forta e më pas nga viktima kishin grabitur një zinxhir ari në vlerë 3000 euro, portofolin si dhe 80 euro para të gatshme.
Agresorët janë larguar në drejtim të panjohur kurse viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spital dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha sot se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
r.b/NOA