Prishtinë, 17 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – E kishin mbushur tregun mediatik me njoftime për viza dhe mori shërbimesh të tjera të këtilla, por ishin veç mashtrime që policia thotë se i ka frenuar, duke arrestuar pronari e kompanisë që operonte prej kohësh në Kosovë. Paçka se duhet të kalonin afro pesë vjet që policia të kujtohej e të merrej me këtë biznes që thotë se ishte abuziv në kurriz të qytetarëve dhe shtetit.
“N.T.SH "Egzoni" ju informojmë se bëjmë rregullimin e vizave Slloven, italiane, Gjermane. Vizat janë viza pune një vjeçare”. Njoftime të këtilla gjenden edhe sot në shumë faqe interneti kosovare.
Por policia lokale në Prishtinë ka kryer një operacion për t’i dhënë fund mashtrimit dhe evazion nit fiskal.
Drejtoria për hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion konfirmoi për agjencinë e e lajmeve NOA.al se ka arrestuar pronarin e firmës N.T.SH “Egzoni” pasi që i njëjti gjatë viteve 2007-2011 ka bërë mashtrime duke rregulluar viza Sllovene, falsifikime të vulave të kompanive të ndryshme.
I dyshuari gjatë kësaj kohe me aktivitetin legal të firmës së tij “Egzoni” ka bërë shmangie nga tatimi në vlerë rreth njëqind e tetëdhjetëmijë euro. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
a.k/r.b/NOA