English

Mot i keq dhe dallgë në rritje, pengohen tragetet

Vlorë, 17 dhjetor 2011, NOA- Moti i keq dhe dallgët në rritje kanë sjellë probleme në lëvizjen e trageteve në portin e Vlorës dhe të Durrësit.

Burime zyrtare nga Kapitaneria e porteve thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se fuqia e dallgëve është me tendencë në rritje dhe se lartësia e fuqia e tyre shkon 5-6 ballë në Durrës.

Sakaq shpejtësia e erës shkon në 55 kilometër në orë, ndërsa po krijohen vonesa në nisjen e trageteve.

Po të njëjtët burime konfirmojnë se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka vështirësi për të hyrë në port si rrjedhojë e detit të trazuar, ndërsa brenda tij ndodhen qindra pasagjerë.

a.y/NOA

KOMENTE