English

Paraja blen lumturinë! Sa nga të pyeturit janë të lumtur nëse fitonin 50 milionë lekë

Tiranë, 17 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Gjithkush njihet me thënien e vjetër, paraja e ngre ujin përpjetë. E ca të tjerë thonë se lumturia blihet me para. Epo qenka e vërtetë, përderisa edhe shkencëtarët besojnë se paraja mund të blejë lumturinë.

Kërkuesit në Britaninë e madhe zbuluan se 58 për qind e personave të cilët fitonin më shumë se 50 mijë Paund britanikë, ose afro dhjetë milionë lekë të rinj, janë të kënaqur me jetën, krahasuar me vetëm 43 për qind e atyre me të ardhura më pak se 15 mijë paund ose rreth 2.5 milionë lekë të rinj.

Rreth 47 për qind e atyre në grupin me të ardhura të larta ndjejnë se kanë arritur qëllimet e tyre, në krahasim me 31 për qind të grupit më të ardhura të varfra, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

E duhet thënë këtu se këto shifra janë goxha të larta për ne shqiptarët. Nëse një sondazh i tillë do të realizohej në Shqipëri, padyshim se pretendimet për të pasur një jetë të lumtur nuk do të ishin për afro 10 milionë lekë të rinj por pse jo edhe për më pak se gjysma.

Shifrat britanike arritën të zbuloheshin nga një studim i bazuar mbi tema të lumturisë dhe të të ardhurave, i cili identifikoi një ndarje të madhe mes të pasurve dhe të varfërve. Miliona njerëz janë duke hequr dorë nga pushimet, nga ngrënia në restorante, duke zhvendosur kështu të gjithë buxhetin në ushqime dhe supermarkete.

Në rastet më ekstreme, të varfrit po përballen me vështirësi të shumta ekonomike, duke qenë në makth mes zgjedhjes së ngrohjes dhe të ngrënit. Por, çuditërisht kategoritë e bukurisë dhe kozmetikës, duket se kanë pësuar një rritje prej 90 për qind ndërmjet viteve 2000 dhe 2010.

Mungesa e parave i mban njerëzit shumë prapa në realizimin e ëndrrave të tyre.

Gjithashtu, studiuesit arrijnë të identifikojnë zemërimin e thellë që ekziston mes blerësve në lidhje me rritjen e çmimeve, pasi shitësit janë duke përfituar nga situata.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE