English

Pasqyra e shtypit, 17 dhjetor 2011

Tiranë, 17 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 17 dhjetor 2011. Edicioni i II-të:

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës, “Mbledhja e Kryesisë, Majko drejt OKB, ikën Seseri, Rama: Të përjashtohet Islami”.

Shkrim tjetër në faqen e parë të kësaj gazete është, “Bamir Topi i përgjigjet Berishës: Jam lojtar mesfushe për Presidentin”.

“Shkodër, ekzekutohet me silenciator për hakmarrje drejtuesi i autoshkollës”, është artikull tjetër në këtë gazetë.

Gazeta “Shekulli”, ka si argument kryesor, “Dorëhiqet Seseri, Majko drejt OKB, përjashtim Islami”.

“Incident në paradhomën e Kryeministrit, oficeri i gardës grushta Kuliçaj”, është ky argument që veçon në faqen e parë të gazetës.

“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin, “Majko ikën në OKB, përjashtohet Islami, Seseri lë mandatin”.

“Reforma zgjedhore, pakti mes PS dhe aleatëve, drafti i plotë”, është një tjetër argument i kësaj gazete.

Shkrim tjetër në faqen e kësaj të përditshme është edhe, “I dënuari për tradhti të lartë, shpërblim si i përndjekur politik”.

Gazeta “Mapo” vë në fokus kryesor titullin, “Debate në PS, pas dështimit në Kuvend. Islami në prag përjashtimit, ikën Seseri, Majko në OKB”.

“Pronarët, lista me 296 familjet që përfitojnë kompensim nga AKKP”.

Argument tjetër i kësaj gazete është edhe, “Gjyqi i Metës drejt fundit, Kolegji rrëzon dy kërkesa të Prokurorisë”. Gazeta “Shqip” hapet me shkrimin kryesor, “Pandeli Majkon e merr Ban Ki Moon, Kryesia e re trondit PS”.

“Topi i përgjigjet Berishës: Jam në mesin e fushës”, artikull tjetër në këtë të përditshme.

Më tej veçon shkrimi, “Familja marton vajzën e mitur me përdhunuesin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA.al, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al. a.y/NOA

KOMENTE