Romë, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Në fund të çdo viti, Google lançon listën Zeitgeist (shpirt i kohës), e cila ka si qëllim të bëjë të ditur fjalët më të kërkuara nga përdoruesit në motorin e Google.
Kërkimet në Google duhet thënë se i përkasin kategorive nga më të ndryshme duke nisur që nga gjërat më të nevojshme, në stilet e jetesës dhe gjithçka tjetër.
Pikërisht në lidhje me një listë të mundshme klasifikimi të gjërave më të kërkuar është marrë Google.it.
2011 ka qenë një vit i cili ka shënuar episode të shumta për kronikë dhe aktualitete që kanë tronditur Italinë.
Pikërisht vendi i parë i kësaj liste mbahet nga Marco Simoncelli, kjo si pasojë e aksidentit që pësoi në sportin e MotoGP ku humbi dhe jetën.
Vendi i dytë mbahet nga i-Phone 5 dhe kjo si rrjedhojë e interesit të shumtë që kanë pasur të gjithë në lidhje me këtë smartphone të Apple, i cili si përfundim nuk është lançuar nga kompania amerikane.
“Si të bësh para”, ka qenë kjo fjalia e formuar së shumti nga përdoruesit e Google.it, e cila është në vendin e tretë për sa i përket gjërave më të kërkuara në këtë motor kërkimi.
Padyshim që pjesë e kësaj liste kanë qenë dhe këngëtarja që u nda nga jeta Amy Winehouse dhe diktatori Gaddafi.
r.b/NOA