English

Studiuesit: Njerëzit me shumë shoqëri, djegin kalori njësoj sa ata që punojnë gjithë ditën

Tiranë, 17 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Sipas shkencëtarëve, mbajtja e një jete të zënë shoqërore në mesin e shumë miqve, mund t’i mbajnë njerëzit po aq aktivë sa një punë rutine. Ata thonë se socializmi dhe takimi me miqtë, lejon djegien e yndyrave në trup, duke djegur kështu kaloritë e panevojshme.

Ekipi i studimit doli në këto përfundime, sajë studimit të efekteve mjedisore të jetesës së ndryshme të disa minjve, të marrë në studim raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ata, të cilët kishin jetuar së bashku në një grup më të madh minjsh, kishin më shumë hapësirë ​​dhe lojëra për të stimuluar apo humbur peshë, sesa homologët e studimit, të cilët ndodheshin në vetmi.

Autori i studimit, Dr Mateu During, zbulimi i të cilit u publikua në revistën Cell Metabolizmi tha: “Unë ende jam i habitur për shkallën e humbjes së yndyrës që ndodh konkretisht. Humbja është më e madhe se ajo që ju mund të fitoni nga aktiviteti i një pune rutine”.

Duke shpjeguar se si kjo teknologji e re kishte kërcënuar ballë përballë socializimin, ai shtoi: “Kjo nuk është vetëm një jetesë pa lëvizje dhe ushqime të larta në kalori, por një mungesë në rritje të angazhimit social. ”

Një tjetër studiues, Dr Cao shtoi: “Gjithashtu ky studim mund të ofrojë njohuri për rezultatet që ekzistojnë mes vetmisë dhe shëndetit të keq.

Vetmia është një faktor i thellë për sëmundjen e kancerit. Ndodhet pothuajse në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit. Angazhimi shoqëror është vërtet tepër i rëndësishëm. ”

a.k/r.b/NOA

KOMENTE