Bulqizë, 17 dhjetor 2011, NOA – Policia e Bulqizës ka nisur hetimin për zbardhjen e tragjedisë së minatorit Bajram Dalipi, i cili mbeti i vdekur 1000 metra nën tokën e një galerie private në minierën e Bulqizës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Për këtë hetim policia ndaloi pronarin e galerisë, Rrahim Laçi dhe punëtorët Faik Dedja, Dëfrim Lala dhe Mustafa Pata.
Minatori Bajram Dalipi gjeti vdekjen paraditen e të shtunës kur një masiv i madh gurësh dhe dherash u shemb duke e bllokuar përfund, ndërsa po punonte 1 mijë metra nën tokë.
mit/NOA