English

Banorët gjejnë kufomën e një mashkulli në rërë

Fier, 18 dhjetor 2011, NOA – Kufoma e dekompozuar e një mashkulli është gjetur pasditen e të dielës në brigjet e fshatit Darzezë në qytetin e Fierit, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Sipas policisë së Fierit kufoma është e një mashkulli rreth të 30-ave.

Hetimet e policisë për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së të riut kanë nisur, por identifikimi i tij bëhet i vështirë për shkak të dekompozimit.

Trupi i dekompozuar u zbulua në rërë nga banorët e fshatit.

NOA

KOMENTE