English

Dietologët: Njohja e personalitetit tuaj, është çelësi për humbjen e peshës

Tiranë, 18 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Harrojeni numërimin e kalorive apo të ushqyerit në bazë të grupit të gjakut. Nëse ju vërtet dëshironi të humbni peshë, kushtojini rëndësi personalitetit tuaj.

Sipas dietologut Daniel Armen, të gjithë ju që jeni duke u përpjekur për zbulimin e një diete të përshtatshme, jeni thjesht duke humbur kohë dhe energji, pasi nuk është gjenetika ajo që ndikon në këtë fushë, por njohja e personalitetit tuaj.

Pra, në vend që të drejtoheni drejt palestrës, së pari duhet të filloni me një ushtrim në sensibilizimin e opinionit publik për të identifikuar dobësitë tuaja.

një libër të fundit të botuar në SH. B. A, Dr Armen i ka kategorizuar njerëzit në grupe të ndryshme si, personat fiksim ngrënës pas ushqimeve, persona që hanë më tepër seç duhet për shkak të aktheve që përjetojnë dhe persona që mbi ushqehen për shkak të gjendjeve emocionale që ndodhen, ankthi, tensioni apo frike.

Dr. Daniel Armen vazhdon të argumentojë se studimi i tij synon të zbulojë se çdo kategori e grupeve të njerëzve duhet të shmangë grupe të ndryshme të ushqimeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në këtë libër ai shkruante: “Ne mundohemi të zbulojmë trurin e pacientëve që ndodhen mbi peshë, duke e personalizuar në një nga grupet që u përmendën më sipër. Kjo është edhe arsyeja përse një dietë e zakonshme nuk mund të funksionojë tek çdokush. ”

Fiksim ngrënësit, argumenton ai, kanë tendencë për të mbërthyer në mendimet e tyre ushqimet. Për këtë arsye, dietat e larta në proteina thuhen të jenë të padobishme, për shkak se këto ushqime shtojnë përqendrimin dhe mendimet, të cilat kjo kategori personash disponojnë vetë shumë mendime në lidhje me to.

Në vend të kësaj, Dr Amen sugjeron ata duhet të hanë më tepër karbohidrate, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e humorit.

Personat që mbi ushqehen për shkak të ankthit, të cilët përdorin ushqimin për të përmirësuar ndjenjat e tyre si nervozizmi, tensioni apo frika, duhet të shmangin konsumin e alkoolit dhe kafeinës, si dhe të zgjedhin një dietë të lartë në aminoacide, si p.sh, thjerrëzat, brokoli dhe arra.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE