English

Doli për gjah, gjendet i vrarë 18-vjeçari

Librazhd, 18 dhjetor 2011, NOA – Kishte dalë për gjah me disa gjuetarë të tjerë, por nuk është kthyer më i gjallë mes tyre, pasi është gjetur i vdekur diku në fshatin Lepushe të Librazhdit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Ledion Vasku, i cili u gjet këtë të dielë i vrarë në fshatin Lepushe të Librazhdit.

Gjahtari i ri u gjet i pajetë nga gjuetarët e tjerë, të cilët lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë.

Policia e Librazhdit po heton për rrethanat e vrasjes së të riut.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Ledion Vasku është vetëvrarë aksidentalisht me çiften e tij.

mit/NOA

KOMENTE