Mosha 30 vjeçare, është zbuluar se jo vetëm femrat preferojnë të kenë fëmijë por edhe meshkujve i lind dëshira për tu bëra prind
Tiranë, 18 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Një studim i fundit ka zbuluar se, dëshira fizike dhe emocionale e të dy gjinive, mund të shkaktojë lindjen e një reagimi instinktiv të brendshëm që i bën ata të etur për të qenë prindër, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kjo dukuri shfaqet zakonisht rreth moshës 30 vjeçare, nga një përzierje e faktorëve social, psikologjik dhe biologjik.
Profesori i psikologjisë, Gary Brae është shprehur: “Ethet dhe dëshira për të pasur një fëmijë duke ndryshuar kështu krejt papritur jetën e tyre, është vënë re të portretizohet më shpesh tek femrat, por së fundmi ka filluar të bjerë në sy edhe tek meshkujt. ”
Profesor Brase dhe gruaja e tij Sandra, të cilët kanë së bashku dy fëmijë, kanë intervistuar 1. 200 njerëz për studimin e tyre, i cili u botua në revistën Emotion. Ata arritën në përfundimin se teoria klasike e të bërit prind, për shkak të biologjisë të brendshme dhe presioneve sociale, nuk ishte e pranishme vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt.
Ai shtoi: “Çiftet e reja, duke parë një fëmijë, duke dëgjuar zërin e një fëmije, duke nuhatur erën e foshnjave, mund të ndezi dëshirën për të pasur një fëmijë. ”
Sandra, grua e tij shtoi: “Edhe pse kam dëgjuar shpesh për njerëzit, të cilëve i lind dëshira e të pasurit një fëmijë, të shtyrë nga miqtë e familjes, u bëra kurioze të mësoja nëse do të kishte një shpjegim shkencor për praninë ose mungesën e dëshirës tek të dy gjinitë, gratë dhe burrat. ”
Çifti i studiuesve ka kaluar gati dhjetë vjet duke studiuar se përse të rriturit janë duke kapërcyer thirrjet e papritura për t'u bërë prind. Njerëzit shpesh shprehen se nuk preferojnë që të kenë një fëmijë, për shkak të parave jo të mjaftueshme, për shkak të pamjaftueshmërisë së kohës si dhe për shkak të mos pasjes së një partneri të përshtatshëm.
Të gjitha këto, janë shumica e mendimeve racionale që u vlerësuan si faktorët kryesorë të këtij problemi.
a.k/r.b/NOA