English

Gjendet një i vdekur në Pogradec, mister shkaqet

Pogradec, 18 dhjetor 2011, NOA – Një trup i pajetë është gjetur gjatë orëve të natës së sotme në periferi të qytetit të Pogradecit. Pas sinjalizimit të banorëve, dhe hetimeve të para të policisë është bërë dhe identifikimi i viktimës. Mësohet ai quhet Mirash Dekollari dhe është i moshës 37 vjeç.

Dekollari është banues në fshatin Vërdovë, raporton Agjencia e Lajmeve NOA. Të dhënat e para dhe nga policia bëjnë të ditur se 37-vjeçari ka pasur dëmtime në kokë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një vrasje, apo Dekollari mund të ketë vdekur si pasojë e një aksidentit që mund t’i ketë ndodhur. Blutë e qytetit të Pogradecit kanë nisur hetimet pë të zbardhur ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE