English

Horror në SHBA, ish i dashuri djeg të gjallë gruan në ashensor (Foto)

SHBA, 18 dhjetor, 2011, NOA - Një grua është djegur e gjallë në ashensor nga një person që dyshohet se është një ish i dashuri i saj. Ngjarja rrëqethëse ka ndodhur në Bruklin të Nju Jorkut në SHBA. Autori i ngjarjes makabre nuk është identifikuar ende nga policia. Ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë të denja për një film horror.

Vrasësi e ka pritur viktimën, Delores Gillespie, poshtë shtëpisë së saj gjatë gjithë mbrëmjes. Ka ruajtur momentin kur ka hyrë në ashensorë dhe është futur pas saj në kabinë. Më pas ka nxjerrë lëndën ndjekëse, e cila ishte në formë spraiti, dhe ja ka hedhur në fytyrë dhe në gjithë trupin gruas, duke i vënë flakën me një qetësi të frikshme.

Pas vënies së flakës, personi ka dalë dhe ka mbyllur ashensorin nga jashtë duke e lënë gruan të digjej dhe duke u hequr të tjerëve mundësinë për të ndihmuar, pas bllokimit të ashensorit.

Pamjet makabre janë filmuar nga kamera e ashensorit të banesës, ku tregohet dhe personi që ka kryer vrasjen, i cili mbante një maskë për të mos u prekur nga lënda djegëse që do i hidhte në fytyrë.

a.k/NOA

KOMENTE