Breshia, 18 dhjetor 2011, NOA – Policia e Breshias ndaloi sot një indian, që dyshohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij, 34-vjeçarit Bhupinder Singh, i therrur me thikë dhe i fshehur në një valixhe, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Trupi i sakatuar i indianit Singh u gjet në valixhen e fshehur në katin përdhes të një pallati, mëngjesin e të hënës së shkuar.
Indiani i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit është një 36-vjeçar, që prej disa kohësh jetonte në apartamentin e një pallati bashkë me disa bashkëkombas të tij indianë.
Sipas policisë motiv i vrasjes mund të jetë bërë bashkëjetesa e vështirë në apartament dhe varfëria.
Autori i krimit u kap nga forcat ushtarake në provincën e Bergamos.
mit/NOA