English

Ivanoviç: Qeverisë serbe i ka dalë nga kontrolli veriu i Kosovës

Beograd, 18 dhjetor 2011, NOA - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviç deklaroi sot se qeverisë së Beogradit në aspektin politik “i ka dalë nga duart” veriu i Kosovës.

“Qeveria atje nuk ka shtrirë ndikim të mjaftueshëm, por gjithë çfarë bëri ishte pagesa e rregullt nga arka shtetërore”, ka shkruar Ivanoviç për të përditshmen e Novisadit, Dnevnik. Ai ka thënë se rrethanë rënduese mund të jetë edhe fushata parazgjedhore në Serbi, që tashmë ka nisur.

Sipas tij, kryetarët e komunave në veri të Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se duhet të pranojnë vendimet e marra nga Qeveria e Serbisë. Ai ka porositur se, përderisa KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjës për ngjarjet në veri, kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për dhunën kundër ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

a.k/NOA

KOMENTE