English

Ja pse nuk mund të ndalni dot së ngrëni kokoshka kur jeni në kinema

Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Ky lajm mund t’ju vijë si i papritur, madje ndoshta nuk do të mund ta besoni, por njerëzit nuk e hanë gjithmonë ushqimin pasi është i shijshëm.

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit janë krijesa të tilla, të cilët mund të lidhin një vend me një lloj të caktuar ushqimi, siç janë kokoshkat në kinema, madje edhe nëse janë të ndenjura.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore zbuluan një test për të kuptuar këtë mister të krijuar në mendjen e çdokujt, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ata i dhanë njerëzve, të cilët hynin në kinema, nga një qese me kokoshka të freskëta dhe kokoshka të ndenjura për një javë rresht.

Njerëzit, të cilët zakonisht nuk kishin ngrënë kokoshka në kinema, hanin më pak nga ato të ndenjurat pasi ato thjesht nuk kishin shije të mirë.

Por njerëzit, të cilët hanin gjithnjë kokoshka, kur shikonin një film, hëngrën të njëjtën sasi kokoshkash, pavarësisht nëse ato ishin të freskëta apo jo.

Me fjalë të tjera, ata që e kishin të mësuar zakonin e ngrënies së kokoshkave në kinema, nuk vëren ndonjë ndryshim në shijen e tyre.

Bashkë-autorja e studimit, Wood Wendy nga USC, tha: “ Njerëzit besojnë se sjellja e tyre e të ngrënit nuk është e aktivizuar kryesisht nga mënyra se si shijojnë ushqimet. Askush nuk i pëlqen birrat e ftohta apo kokoshkat jo të freskëta. Por sapo e kemi formuar një zakon, ne nuk kujdesemi më nëse ushqimi ka shije të mirë apo jo. Ne do të hamë pikërisht një sasi të njëjtë, pavarësisht nëse ajo është e freskët apo e ndenjur. ”

Momentalisht, ky studim është çështja aktuale e diskutimit në revistën “Personality and Social Psychology Bulletin”, pasi ka informacione të rëndësishme ndaj kushteve që mund ti shkaktojnë njerëzve të hanë edhe kur nuk janë të uritur.

“Kur ne kemi ngrënë në mënyrë të përsëritur një ushqim të veçantë në një mjedis të caktuar, truri ynë shoqërohet me atë lloj ushqimi në atë ambient, duke na bërë të hamë për aq kohë sa jemi të pranishëm në atë ambient, edhe pse nuk shijojnë mirë apo edhe pse nuk kemi uri”, - tha autori kryesor i studimit David Neal.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE