"Këto pika nuk janë krejtësisht të parëndësishme, por unë nuk do të merresha me shpjegimin e tyre në një mbledhje me votues të zakonshme që janë në mëdyshje në lidhje me politikën e re europiane të Britanisë. Pra, pse është vështirë të pranohet se “casus belli” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve e saj janë normat financiare?"...
Nga Howard Davies
Që kur Mbretëria e Bashkuar iu bashkua Komunitetit Ekonomik Europian në vitin 1973, pasi Franca tërhoqi veton që kishte vënë Zharl De Gol për anëtarësimin të saj, marrëdhëniet e Britanisë me procesin e integrimit europian kanë qenë të tensionuara. Britanikët, për shkaqe historike dhe kulturore, janë europianë hezitues. Për shekuj me radhë, politika e jashtme britanike është përpjekur t’u shmanget ngatërresave europiane. Por, më e rëndësishmja është se ajo gjithmonë ka pasur tendencën të parandalojë krijimin e një fuqie të vetme dominuese kontinentale - veçanërisht nëse që kjo fuqi mund të ishte Franca. Në të njëjtën kohë, britanikët kolonizuan pjesë të mëdha të globit. Më vonë, pasi dielli po ndriçonte perandorinë e tyre, ata u përpoqën të mbajnë një "marrëdhënie speciale" me Shtetet e Bashkuara. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk tregonte besimin e tyre tek integrimi europian, por më tepër një pranim hezitues që strategjia transatlantike kishte vazhduar kursin e saj. Opinionin publik britanik në lidhje me BE-në ka mbetur në rastin më të mirë i vakët. Vitet e fundit, duke zgjedhur të qëndrojë jashtë zonës së monedhës së përbashkët europiane dhe jashtë zonës Shengen (zonë në të cilën evropianët lejohen të kalojnë kufijtë pa pasaporta), Britania e Madhe e ka distancuar veten nga iniciativat e rëndësishme të BE-së. Megjithatë, kryeministri David Kameron befasoi të gjithë duke vënë veton për një traktat të ri të BE më 9 dhjetor dhe duke lënë të 26 shtetet e tjera anëtare të shkojnë përpara me një integrim më të madh fiskal mes tyre. Më e habitshmja ishte se negociatat u rrëzuan mbi detaje të paqarta të rregullave financiare. Për shembull, Kameron kërkoi të vendoste një "vijë të kuqe", nëpërmjet një propozimi sipas të cilit Direktiva e planifikuar për Skemën mbi Garantimin e Depozitave t’i nënshtrohej procedurës së votimit me shumicë të kualifikuar (që do të thotë se asnjë shtet anëtar nuk do të kishte fuqinë e vetos). Kameron gjithashtu kundërshtoi kërkesën që firmat financiare në Londër, edhe pa pasur biznese në shtetet e tjera të BE–së do të mbanin një "pasaportë të vetme( të përbashkët)," e cila do t’u mundësonte atyre të vepronin në çdo vend anëtar, por gjithashtu ato duhet t’u nënshtroheshin rregullave ( financiare sidomos) të shumta të Europës. Këto pika nuk janë krejtësisht të parëndësishme, por unë nuk do të merresha me shpjegimin e tyre në një mbledhje me votues të zakonshme që janë në mëdyshje në lidhje me politikën e re europiane të Britanisë. Pra, pse është vështirë të pranohet se “casus belli” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve e saj janë normat financiare? Shpjegimi është pjesërisht politik. Partia Konservatore e Kameron përfshin anëtarë, të cilëve ka kohë që “u hanë duart për sherr” me BE-në. Për ta, çdo justifikim do të bënte punë, dhe Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Michel Barnier, është mbrojtur prej tyre duke ndjekur atë që shumë e shohin si një axhendë rregullatore tepër kufizuese. Kur u zhvillua gara për detyrat në Komisionin Europian në vitin 2009, ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Broun, u paralajmërua nga kolegët e tij për rrezikun që do të sillte lejimi i mbajtjes së postit të komisionerit për Tregtinë e Brendshme nga Franca. Por ai zgjodhi të lobonte për postin e Politikës së Jashtme të BE-së duke mbështetur aleaten e tij të Partisë Laboriste, Baroneshën Ashton. Emërimin e Barnier, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, e përshkroi si "disfatë e kapitalizmit anglo-sakson". Por veç politikës, ka konflikte të tjera thelbësore mes Britanisë së Madhe dhe fqinjit të saj kontinental. Barnier favorizoi direktivat europiane që impononin rregulla uniforme për të gjitha shtetet anëtare - të ashtuquajturat " harmonizim maksimum" i masave. Më parë, direktivat e BE-ishin të prirura të vendosnin një minimum standardesh, të cilat më pas vendet e veçanta mund t’i plotësonin, nëse ata dëshironin. Zyrtarët britanikë janë gjithashtu mjaft të shqetësuar në lidhje me masat që do të detyronin zyrat qendrore financiare, që zhvillojnë bizneset e tyre kryesisht në euro, të vendosen brenda eurozonës. Në të vërtetë, qeveria britanike ishte bërë gati të thërriste në gjyq Bankën Qendrore Evropiane për të shfaqur dyshimet e saj rreth kësaj politike që përpara se të vinte veton për traktatin e ri. Ata mund të kapen në një pikë, ndoshta, propozimi i BQE-së është në kundërshtim me parimet e tregut të përbashkët. Pika kyçe e diskutueshme, megjithatë, është Taksa për Transaksionet Financiare Pan-europiane (FTT), e cila u propozua nga Komisioni Evropian me mbështetjen e Sarkozisë dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Nga një perspektivë e Mbretërisë së Bashkuar, FTT është një taksë mjaft e papërshtatshme për të. Në Londër do të rriten rreth 60% deri 70% të të ardhurave vjetore, por BE-ja do t’i shpenzojë një pjesë të mirë të këtyre të ardhurave për të mbështetur financat e eurozonës. Për britanikë, kjo ide nxit ndjenja të ngjashme me ato të gjermanëve, nëse BE-ja do të propozonte një taksë të re mbi sallamin me mëlçi (të gjermanëve), dhe të ardhurat e kësaj takse të shkonin për “çorbën” qendrore. Ata gjithashtu theksojnë se, nëse një FTT u pranua në nivel global, kompanitë financiare shumë shpejt do të emigrojnë nga Londra në Nju Jork. Ky është argumenti më i mirë i përdorur nga Kameron në frontin financiar. Por ai nuk e theksoi këtë fuqishëm, për arsyen e thjeshtë se politikat e taksave në Evropë janë ende subjekt i normave të unanimitetit. Me fjalë të tjera, Britania mund të bllokojë FTT e propozuar pa një protokoll të veçantë. Kjo i jep peshë argumentit se veto e Kameron ishte në thelb një lëvizje politike, me qëllim për të nxitur mbështetjen e tij të brendshme. Ky është një rrezik i madh, duke qenë se Britania e Madhe tani duket se po shkon drejt daljes nga BE-ja. Sigurisht, status quo-ja e re duket e paqëndrueshme, me 26 vende që po shkojnë drejt një integrimi më të madh dhe me vendin e 27, i cili po qëndron mënjanë. Por si do të reagojnë firmat financiare? A do të jenë ato të kënaqur që Londra vendosi për të gjithë ata, edhe pse kërkesat rregullatore të Kameron nuk u pranuan? Apo disa thjesht do fillojnë të kontaktojnë agjentët e zyrave imobiliare për tu gjetur nga një zyrë në Paris apo Frankfurt? Loja - Londra kundrejt eurozonës - vetëm sapo ka filluar. Kjo do të bëhet interesante duke u ndjekur në muajt dhe vitet që vijnë.
NOA