English

Në “Facebook” mund të zgjidhni pasagjerët që do kini në avion

SHBA, 18 dhjetor 2011, NOA – “Njihu dhe ulu” kështu quhet shërbimi më i ri që do të hedh në treg një kompani holladeze fluturimesh në vitin 2012.

Firma, “KLM Royal Dutch Airlines”, ka menduar që me anë të rrjetit social Facebook, pasagjerët mund të zgjedhin jo vetëm numrin e vendit dhe pozicionit, por edhe personin që duan të kenë në sedilien ngjitur.

Për të ofruar këtë shërbim, veç Facebook do të përdoren dhe rrjete sociale të tjera si Linkedin. Por në një video që ka hedhur në qarkullim një kompani tjetër rivale, ka jo pak ironi dhe sarkazëm për idenë e kompanisë holandeze. Në video shfaqen një djalë që e zgjedh pasagjeren që do të ketë afër gjatë udhëtimit, në bazë të dekoltesë që sheh në profilet on-line.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Arben Pacili12:38 - 18 Dhjetor 2011
    NE FACEBOOK MUND TE ZGJIDHNI PASAGJERET QE DO IKIN NE AVION