"Eric Trager, pas intervistave të zgjeruara me kuadrot e Vëllazërinë Myslimane, shkruan nё Foreign Affairs se: “Sistemi i rekrutimit të Vëllazërisë praktikisht garanton se vetëm ata, tё cilët janë të angazhuar plotësisht, mund të bëhen anëtare me tё drejta të plota”. Iraku është i lirë të jetë vetvetja përsëri"
Nga David Ignatius
Këto sy të dyshimtë, kjo sjellje e kujdesshme dhe balli i rrudhur nga vitet e kaluara “nёntokё”, tё kryeministrit Nouri al-Maliki; A janë portreti i Irakut të sotëm? Për fat të keq, përgjigja është po dhe Amerika ka “ndihmuar” për tё arritur deri këtu. Vizita e Malik-ut në Uashington këtë javë, ka pasur si synim një përmbledhje tё situatës nё Irak, tetë vjet pas pushtimit amerikan. Çfarë arriti Amerika duke përmbysur sundimin e Sadam Husein-it dhe duke luftuar një kryengritje kokëfortë? Arriti tё sjellë demokracinë, po, por një demokraci tё modeluar nga principet mё themelore dhe ndonjëherë mё brutale të jetës, pra besnikëria ndaj tribusë, sekteve dhe organizatave klandestine. Maliki është si një personifikim i të gjitha këtyre forcave të pandryshueshme, një burrë i hijeve më shumë se një burrë i dritës. Ai duket se u beson vetëm besnikëve tё tij, gjithashtu përpjekjet e tij për të formuar koalicione të gjera kanë dështuar. Besimi nё deficit, nuk ёshtё askund më i qartë sesa në sektorin e energjisë, qё mund të bëjnë Irakun njё vend shumё të pasur, por kjo gjё është ende e paarritshme pёr shkak tё mungesës sё legjislacionit bazë që do të nxiste investimet. Si Një ish-operativ i Partisë “Dawa”, Maliki është konspiratori qё ёshtё kthyer nё një shef ekzekutiv.
Dhe nё kёtё mёnyrё ai është një simbol i një fenomeni të madh, gjithashtu një faktor i rёndёsishёm nё Zgjimin Arab. Ai pasqyron konsekuencat e një regjimi autoritar, pa patur mbështetjen e një kulture të fortë politike: Njerëzit mund të ëndërrojnë për një kulturë demokratike të tolerancës. Por ata qё mbijetojnë dhe triumfojnë janë komplotistët, “njerëzit nё gatishmëri”, tё cilët përfituan nga rasti kur kohen kur këmbyesit e regjimit mblodhën plaçkat dhe u larguan. Unë kam nё arkivin tim, një kopje të një fotografie tё vitit 1985, e nxjerrë nga arkivat e një gazete tё Bejrutit, e cila tregon një grup iranianësh, përkrahës tё komplotistëve, tё cilët po vërtiteshin rreth pilotëve tё avionit tё rrëmbyer me numër fluturimi TWA 847.Disa ish-zyrtarë amerikanë thonë se “burri tullac” në radhët e para është Maliki, por edhe në qoftë se ky informacion është i gabuar, Partia e tij “Dawa “bombardoi ambasadën amerikane në Kuvajt në vitin 1983. Një organizatё konspirative, ishte edhe arsimin i tij politik. Amerikanët, të cilët janë marrë gjerësisht me Malik-un, ndjejnë një lloj miqësie me të. Ata e admirojnë vendosmërinë dhe guximin e tij, për të mos hequr dorё, ndonëse gjatё viteve të përgjakshme të kryengritjes, 50 ose 100 trupa të gjymtuar çoheshin çdo mëngjes në morgun e Bagdadit. Por ju mund tё thoni se Iraku meriton diçka më të mirë se Maliku, i cili praktikisht reklamon përbuzjen e tij për anën e butë dhe më reflektuese të jetës. Nuk ka qenё gjithmonë kështu në Irak. Edhe gjatë viteve kur Sadami e torturonte vendin, Iraku kishte ndёr shkencëtarët, artistët dhe shkrimtarët mё tё mirё të botës arabe. Ai ishte një vend ku njerëzit lexonin libra dhe luanin muzikë. Iraku i Sadamit ndaloi importimin e paautorizuar të makinave tё shkrimit; kaq shume e respektonte fjalën e shkruar ai. Gabimi më i madh i Amerikës në Irak nuk ishte përmbysja e sundimit tё Sadamit, por shpërthimi i infrastrukturës qeveritare, ushtrisë dhe institucioneve arsimore dhe sociale, tё cilat bënin tё mundur jetën e civilizuar. Pa një Ushtri Kombëtare, nuk mund tё bёhej e mundur mbajtja nё kontroll e kursarёve Shi’ite apo tё kryengritësve Sunni. Unё e pranoj qё kam bërë shumë gabime nё shkrimet e mia për Irakun, por unë paralajmërova në një artikull, nё marsin e vitit 2003, se: "Pas një jave luftë në Irak, erdhi koha për të lënë mënjanë skenarët rozë dhe të pranojmë faktin e pakëndshëm se: Shtetet e Bashkuara u përballën me një betejë të gjatë, për të mposhtur rezistencën e luftëtarëve të organizuar nga Partia Baath dhe policia sekrete e Sadam Huseinit. "Irakianët e ndershëm reaguan ashtu siç do reagonte kushdo në kushtet e frikës dhe të pasigurisë: Ata ju kthyen besnikërisë se lashtë të sektit, fiseve, etnive dhe partisë sё fshehtë. Shi’itet filluan të largoheshin nga lagjet Sunni dhe anasjelltas; kurdët gjetёn ngushëllim në mini-shtetin e tyre. Maliki u bë gjithnjë e më i fuqishёm, sepse Partia e tij “Dawa” ishte ndërtuar mbi themele tё forta e të qëndrueshme. Politika e mbijetesës u ndërthur me politikën e demokracisë, duke prodhuar kështu një hibrid tё çuditshëm, normalisht më mirë se i pari, por brutal sipas mënyrës sё vet. Nëse Amerika dhe miqtë e saj nuk janë të kujdesshëm, atëherë ky proces do të përsëritet në mbarё botën arabe, kur diktatorët e rrëzuar zëvendësohen nga njerëz tё nëndheshëm”, pra tinzarё. Vëllazëria Muslimane është e fuqishme kudo, nga Egjipti, Palestina e deri nё Siri; sepse anëtarët e saj janë rekrutuar me një vendosmëri gati leniniste.
Eric Trager, pas intervistave të zgjeruara me kuadrot e Vëllazërinë Myslimane, shkruan nё Foreign Affairs se: “Sistemi i rekrutimit të Vëllazërisë praktikisht garanton se vetëm ata, tё cilët janë të angazhuar plotësisht, mund të bëhen anëtare me tё drejta të plota”. Iraku është i lirë të jetë vetvetja përsëri. Nëse Maliku performon dobët, anohet shumë në drejtim të Iranit apo shpenzon pasurisë e Irakut nëpërmjet korrupsionit, atëherë njerëzit nuk do ta votojnë më. Kjo është shpresa e vetme për momentin.
NOA