English

Pasqyra e shtypit, 18 dhjetor 2011

Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 18 dhjetor 2011.

Edicioni i I:

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rama-Meidanit: Fitorja jo në xhep të Metës”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë’

“Gjiknuri kundër Topallit për opinionet e Venecias”

“Bulqizë, vdes minatori shoqërohen 4 persona”

“Avokati shqiptar në radhët e top juristëve në SHBA”

“Aksident në autostradë, plagoset ish-ministrja Uruçi”

“Gazeta Shqiptare”, ka si argument kryesor; “Kritikat e Midanit, Rama: Pres etik jo aritmetik”, i cili flet për shkrimin e kreut të PS-së, për ish-presidentin. Disa tituj të tjerë janë;

“Maskim Malaj: Si e prita shkarkimin nga Topi”,

“Plagoset ish ministria e kulturës”

“Mungon struktura e parkut, qytetet tona si gërmadhë”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Spastrimet, nuk ndalet “fshesa” në PS, Rama sulmon Meidanin”, i cili flet për qëndrimin e kreut të PS-së për ish-Presidentin Meidani. Disa tituj të tjerë janë; “Votat në kutitë e gabuar, Venecia rrëzon PS”,

“BSH: Kreditë, kriteret janë shtrënguar”

“I marrin jetën të riut se iu gërvisht makina”

“Plagoset në aksident ish-ministrja e Kulturës”

Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Replika e kreut të PS, Rama-Meidanit: Nuk ka moral bashkimi me Metën”, i cili pasqyron qëndrimin e kreut të PS-së ndaj ish-presidentit. Disa tituj të tjerë janë:

“Ja cilat janë 50 çuditë shqiptare”

“Raport special/Zbardhet skema mafioze, ja si trukohen ndeshjet e Superligës shqiptare”

“Ndërtimi në krizë, vitin tjetër do ulen çmimet e apartamenteve”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “‘Pashallarët’ e Kadaresë, del ‘Pashallarët’ e Kadaresë, del letra e Mehmetit për Enverin”, i cili flet për reagimin që shkaktoi në qeverinë e Mehmet Shehut poema e Kadaresë.

Disa tituj të tjerë janë; “Votat ‘gabim’ Gjiknuri akuzë Topallit për deformim të Venecias”

“Deklarimi i të ardhurave personale ligji do të ndryshojë sërish”

“Përjashtimi i Islamit nga PS, Malaj: Ju tregoj pse jam kundër”

“Part-Time, lista e qeverisë: Lekët që duhet të paguajnë studentët”

“Gjeneralët e shkarkuar nga Topi Qirjazi: E mora vesh nga lajmet”

“Ekzekutori i bandës së Kateshit, në kërkim me pasaportë biometrike”.

Gazeta “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor; “Fondet për pronarët e ish të përndjekurit”.

Disa tituj të tjerë të saj janë; “Heqja e vizave, si ndikoi në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”

“Topalli: Venecia konfirmoi numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar”

“Basha: Qyteti nis nga pragu i derës së çdo shqiptari”

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA.al, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE