English

Rama në Selanik, takim me emigrantët

Selanik, (Greqi), 18 dhjetor, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me emigrantët shqiptarë në qytetin e Selanikut në Greqi, ku dhe ka prezantuar librin e tij “Kurban”. Kreu i PS-së gjatë bashkëbisedimit me emigrantët ka folur për situatën politike në Shqipëri, programin e selisë rozë dhe mënyrën sesi e majta duhet të vijnë në pushtet. Kreu i PS-së ka theksuar se ardhja e opozitës në pushtet do të bëhet duke shtuar energjitë demokratike. Ai thekson se vendi “nuk mund të thyhet më dysh nga një konflikt, zgjidhja e të cilit kapërcen mjetet demokratike”.

Rama ka folur dhe për librin e tij, “Kurban duke theksuar se nuk është një libër për të shkuarën, por për të ardhmen. Në takimin e zhvilluar dje në Selanik, ishin dhe deputeti Taulant Balla, kreu i Bashkisë së Korçës dhe Sekretari i PS për Emigracionin dhe Rininë n, Erion Veliaj.

Kreu i PS u takua dje dhe me kryetarin e Bashkise se Selanikut, Janis Butari.

a.k/NOA (vijon...)

Në foto: Rama në takim me kryetarin e Bashkise se Selanikut, Janis Butari.

KOMENTE