Selanik, 18 dhjetor 2011, NOA/Update - Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi dje një takim me shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Selanikut. Nw aktivitetin ku shoqwrohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, nga sekretari për emigracionin dhe rininë në PS, Erion Veliaj, deputeti, njëherësh sekretar i grupit kuvendor të PS, Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, Rama prezantoi librin e tij “Kurban”. Gjatw takimit me emigrantwt, Rama u shpreh se vota e emigrantëve është pjesë e rëndësishme e programit të ri të socialistëve. Rama e ka cilësuar atë si një imperativ për PS.
“Ajo që ne mund të bëjmë është ajo që mund ta bëjmë sëbashku. Mund ta bëjmë sëbashku duke dëgjuar prej jush, duke kuptuar prej jush, duke e bërë pjesë të programit tonë atë që bën sens si shqetësimi i përbashkët i juaji. Ju besoj e keni ndjekur që ne kemi shkruar një program të ri. Në atë program kemi një pjesë të posaçme për emigrantët. Është hera e parë që një program partie ka një dedikim të posaçëm për emigrantët. Por është vetëm hapi i parë dhe ai nuk është një program i përfunduar, është thjesht baza e një rrugë që ne duam ta bëjmë sëbashku deri në zgjedhje”, tha Rama.
Kreu i PS, iu pohoi shqiptarëve që jetojnë në Greqi se PS do të jetë më pranë tyre për të vjelë edhe mendimin se si ata duan të bëhen pjesë e zhvillimeve politike dhe demokratike të vendit. “Në Programin e PS, - është shprehur lideri i opozitës, - secili prej shqiptarëve që jetojnë në emigracion mund të japë kontributin e tij, pasi platforma politike e prezantuar në kongresin e 5 nëntorit ka ende nevojë për ide dhe contribute”.
Ai shtoi se shteti nw 20 vite nuk ka bwrw asgjw pwr emigrantwt. “Besoj se ne sëbashku e ndajmë bindjen që në rast se Shqipëria do të ishte tjetër, shteti shqiptar do të ishte tjetër dhe mënyra sesi do të funksiononte shoqëria dhe vendi ynë brenda dhe jashtë do të ishte tjetër secili nga ata që me një pasaportë shqiptare jetojnë jashtë do të shiheshin me një sy tjetër. Ju e mbani mend sesi jeni parë në fillim. Në rast se sot shiheni shumë më ndryshe sesi jeni parë në fillim, kjo është merita juaj, nuk është merita e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar në 20 vjet nuk ka bërë asgjë të ngjashme me atë që keni bërë ju. Nëqoftëse shteti shqiptar do të kishte bërë betejën e vet për vetveten për t’u ngritur në atë nivel që ju jeni ngritur, sot ne do të kishim një shtet që do t’i ngjante suksesit tuaj”, tha Rama.
Edi Rama i ka vlerësuar shqiptarët që jetojnë në emigracion jo vetëm si aktorë ekonomikë të rëndësishëm në vend, por dhe si aksionerë të vyer për politikën në Shqipëri. Rama theksoi në këtë bisedë të lirshme me shqiptarë që jetojnë në Greqi, në Selanik, bindjen e tij se Shqipëria në kushtet që është sot pas 20 vitesh nuk mund ta bëjë dot kapërcimin madh pa mbështetjen e kësaj bashkësie shqiptarësh të cilët janë një potencial në kuptimin e mendësisë demokratike dhe sociale:
Kryetari i PS ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris. Një takim miqësor ku Kryetari i PS i ka dhënë jo vetëm librin “Kurban” po edhe një dhuratë simbolike me elementë të traditës shqiptare.
a.k/NOA