Irak, 18 dhjetor, 2011, NOA - Gati nëntë vjet pas fillimit të luftës në Irak të gjitha trupat luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas njoftimeve të medieve, janë larguar nga vendi. Sipas televizionit amerikan CNN, konvoi i fundit me automjete të blinduara kaloi kufirin për në vendin fqinj Kuvajt.
Presidenti amerikan Barack Obama kishte njoftuar në tetor që deri në fund të vitit do të duhej të tërhiqeshin edhe ushtarët më të fundit të SHBA-së nga Iraku. Por SHBA do të qëndrojë edhe më tej në pozicionin e partneritetit me Irakun. Gjatë fjalimit të tij javor Obama u shprehu mirënjohje 1 milion e 500 mijë amerikanëve, që kanë shërbyer në Irak që nga vitit 2003 dhe familjeve të 4 mijë e 500 ushtarëve, që kanë rënë atje. Ai tha se misioni amerikan në Irak ishte një arritje e jashtëzakonshme, që shërben si shembull, se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të brëndshme të vendit.
NOA/DV