Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA – Një person ka vdekur mëngjesin e sotme pasi është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Vorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit tek stacioni i Vorës dhe ende nuk është bërë i ditur emri i personit që ka humbur jetën, ndërkohë që mësohet se është i seksit mashkull.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, raporton Agjencia e Lajmeve NOA. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje, apo për një aksident që ka çuar në rënien e personit në shinat e trentit. Policia ka marrë në pyetje makinistin e trenit dhe pritet të jepen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
a.k/NOA