English

20 kilometër ndjekje hajdutëve

Seriate, 19 dhjetor 2011, NOA- Policia rrugore e Seriates në Itali ka arrestuar një emigrant shqiptar 17 vjeçar, nën akuzën për vjedhje të ndryshme të shtëpive në Desenzano dhe Bresciano, ndërsa tre të tjerë arritën që ti shpëtonin ndjekjes së policisë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, policia e Seriates përgjegjëse në territorin e autostradës A4, pikasi një makinë Volksvagen Golf të vjedhur, e drejtuar drejt zonës së Comos dhe nisi një ndjekje si garë shpejtësie, për 20 kilometra deri kur shqiptarët e braktisën makinën dhe nisën të vrapojnë më këmbë.

Por policia mundi të prangosë vetëm një 17 vjeçar shqiptar i cili kishte mbërritur në Itali vetëm prej 15 ditësh.

Në makinë policia zbuloi 5 kompjutera tip laptop 2 aparate fotografish, një videokamer dhe disa veshje e këpucë, ndërsa vijon operacioni për kapjen e të tjerëve.

a.y/NOA

KOMENTE