English

Arrestohet autori që aksidentoi ish-Ministren Uruçi

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA- Autori që provokoi aksidentin e ish-Ministres së Kulturës Esmeralda Uruçi dhe bashkëshortit të saj ka përfunduar në prangat e policisë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Artan Kotarja, 34 vjeç, lindur në Kukës e banues në Laknas të Tiranës u vu nën prangat e policisë pasi në autostradën Vorë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë TR 6058 K, duke qarkulluar nga Vora për Tiranë, dyshohet se ka goditur nga prapa mjetin veture tip “KIA”, me targë TR 8580 J, të drejtuar nga Dashamir Uruçi, 63 vjeç dhe më pas është larguar me gjithë mjet nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al se, Kotarja pas përplasjes së dy mjeteve, mjeti me targë TR 8580 J, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës dhe për pasojë janë aksidentuar Dashamir Uruçi dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Uruçi, 49 vjeç, banuese në Tiranë, të cilët u dërguan në spital ku u mjekuan.

a.y/NOA

KOMENTE