Pogradec 19 dhjetor 2011, NOA – Një qytetar francezë është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka aksidentuar me motor një 60 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Buçimas të Pogradecit, dhe personi i arrestuar është Manuel Tuaarg Hodler, 30 vjeç, banues në France.
Ka qenë orë 16.30 e së shtunës, kur Hoder në rrugën Buçimas-Pogradec, duke drejtuar mjetin motor të markës “YAMAHA” me targe AK049, me leje drejtimi franceze Nr.11 MP52733, ka aksidentuar 60-vjeçarin M.Karroli, 60 vjeç, banues ne L. 3 – Pogradec. Pas aksidentit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e qytetarit francez. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, 60 vjeçari është dëmtuar rëndë nga aksidentin dhe ndodhet në spital.
Pas hetimeve të para, ndaj Manuel Hodler ka nisur procedimi penal.
a.k/NOA