English

Burg për 35 vjeçarin, përvetësoi para me kërcënim

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA- Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për herë të dytë, i akuzuar për vjedhje me anë të kanosjes.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Gëzim Bushpepa me banim në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit dyshohet të ketë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e një shume parash 49-vjeçarin me iniciale Sh.P.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

a.y/NOA

KOMENTE