English

Çmimet, Bashkia: Nuk ka patur rritje abuzive

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA- Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe ditën e sotme monitorimin e çmimeve të produkteve ushqimore nëpërmjet Task-Forces së ngritur së fundmi.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, me qëllim parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve, për festat e fundvitit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Drejtori i Tatim - Taksave dhe Drejtori i Policisë Bashkiake ishin sot, në tregun me shumicë tek “Avni Rustemi” dhe në disa tregje dhe supermarkete me pakicë në Tiranë, për të parë situatën me çmimet.

Si rrjedhojë e këtij inspektimi, rezultoi se edhe gjatë ditës së sotme nuk janë shënuar raste të rritjes abuzive të çmimeve në Tiranë.

Sakaq drejtuesit e Bashkisë së Tiranës u kanë bërë me dije të gjithë tregtarëve, se krahas mos cenimit të rregullave të lirisë së tregut, çdo rast abuzimi do të bëhet publik në media, sikundër do të merren dhe masa të tjera që parashikon ligji.

a.y/NOA

KOMENTE