Barletta, 19 dhjetor 2011, NOA- Një emigrant shqiptar me banim në Barletta të Italisë kërcënoi pronarët e banesës që kishte marrë me qera të cilët sapo i kishin komunikuar lajmin për dëbim.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, i pakënaqur i vë flakën shtëpisë, por falë ndërhyrjes së policisë ai u arrestua.
35 vjeçari shqiptar Kujtim Hasanaj, i njohur edhe më parë nga policia për zjarrvënie dhe kërcënim, kishte shkuar në shtëpinë e pronarëve, banesën e të cilëve e kishte marrë me qera ku i kërcënonte vazhdimisht duke u thënë se nuk do e linte shtëpinë.
Por duke ndeshur në kundërshtinë e tyre, pasi ata kishin pakënaqësi ndaj tij dhe ndaj pagesës së qerasë, ai u kthye në apartament dhe i vuri flakën.
Sakaq ndërhyrja e menjëhershme e policisë çoi në prangosjen e Hasanaj, i cili u dërgua në ambientet e paraburgimit.
a.y/NOA