English

Dita e turpit në Egjipt, ushtarët dhunojnë femrat (Fotot)

Kajro, (Egjipt) 19 dhjetor 2011, NOA – Ka degjeneruar në dhunë të pashembullt protesta në Egjipt. Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë për rrahje barbare ndaj grave dhe vajzave që kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë që drejtohet nga ushtarakët e pas largimit të Mubarakut.

Në foto duken femra që tërhiqen zvarrë dhe goditen nga grupe ushtarësh të armatosur rëndë. Pamjet shokuese kanë bërë që mediat e huaja, të cilësojnë protestën e djeshme dhe dhunën ndaj grave si ditën e turpit për ushtarakët. Pamja më shokuese është ajo ku një vajzë rrihet nga 10 ushtarë. Atë e godasin derisa e shtrijnë në tokë dhe më pas i heqin dhe rrobat e trupit. Ndërkohë një ushtarë e godet me shkelm në bark.

a.k/NOA

KOMENTE
  • toni11:36 - 19 Dhjetor 2011
    oj amerki po ku je qe nuk shkom me ju qi at nan ktyne diktatorve, shko zhduki kta hamama