Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA- Një 38 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Tiranës për falsifikim dokumenti.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Ismet Deda nga Kaçaniku i Kosovës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje u prangos pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka vjedhur gjeneralitetet e shtetasit Eduart Muharrem Latifi, 30 vjeç, banues në Kamëz, i cili ka nxjerrë pasaportën biometrike me emrin e këtij shtetasi dhe me fotografinë e tij.
Mësohet se Deda u kap në Portin e Durrësit sapo kishte ardhur nga Italia, pas verifikimeve të bëra dokumenteve të tij.
a.y/NOA