English

Falsifikimi i pasaportave, opozita kërkon sqarime nga Nishani

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA – Komisioni i Integrimit ka thirrur sot në mbledhjen e radhës ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, për të dhënë informacione në lidhje me procesin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kërkesa për praninë e ministrit Nishani është bërë nga deputetët e opozitës.

Pritet që deputetët e PS-së të kërkojnë sqarime në lidhje me disa raste të paraqitur në media, ku persona të kërkuar nga drejtësia dhe me precedentë penal janë raportuar të pajisur me pasaporta biometrike të falsifikuara. Pak ditë më parë në qytetin e Durrësit u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se ushtronin presion mbi punonjësit e kompanisë që nxjerrin pasaporta biometrike, për të falsifikuar të dhënat.

Një tjetër pikë ku deputetët e opozitës do të kërkojnë sqarime nga ministri i Brendshme është dhe niveli i kriminalitetit në vend. Seanca dëgjimore në Komisionin e Integrimit pritet të nisë rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

a.k/NOA

KOMENTE