English

Kancelarja Merkel sot viziton Kosovën

Prishtinë, 19 dhjetor 2011, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë sot Kosovën. Merkel pritet të vizitojë trupat paqeruajtëse gjermane në Kosovë dhe të takohet me zyrtarë të Kosovës.

Tridhjetë ushtarë gjermanë dhe austriakë u plagosën më 28 nëntor, kur qindra serbë rezistuan një përpjekje nga paqeruajtësit e NATO-s për të hequr barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës.

Duke iu drejtuar parlamentit gjerman me 2 dhjetor, Merkel pati thënë se "përplasjet mes forcave të NATO-s dhe serbëve në veri tregojnë se Serbia nuk është ende e përgatitur për të qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

a.k.NOA/RFE

KOMENTE