English

Komisionet parlamentare, diskutime për ambientin dhe transfuzionin e gjakut

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA – Komisionet parlamentare gjatë ditës së sotme pritet të diskutojnë një sërë nismash ligjore që pritet të marrin miratimin e deputetëve. Në rendin e ditës, në komisionet përkatëse, janë përcaktuar diskutime për problemet çështjen e ambientit dhe për transfuzionin e gjakut. Në orën 11.00 Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të zhvillojë një seancë dëgjimore me temë: “Transfuzioni i gjakut dhe siguria e tij”, ku ekspertë të fushës dhe drejtues të institucioneve pritet të informojnë deputetët mbi problematikën në këtë sektor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë në orën 09:00 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pritet të diskutojnë Projektligji “Për ratifikimin e Protokollit të Privilegjeve dhe Imuniteteve të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore”.

Ndërsa Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në orën 11:00 do të zhvillojë një Seancë dëgjimore me përfaqësues të Ekolëvizjes, e cila është një grupimi i shoqatave mjedisore për mbrojtjen e Liqenit të Tiranës. Të pranishëm do të jenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike.

a.k/NOA

KOMENTE