Nju Jork, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Janë shitur në ankand për rreth 1 milionë dollarë disa prej mobilieve të Michael Jackson, që gjendeshin në shtëpinë ku këngëtari ka jetuar me tre fëmijët e tij para se të ndahej nga jeta në vitin 2009.
Presidenti i shtëpisë së ankandit Julien duhet ende të verifikojë me saktësi totalin, por me siguri ai është pothuajse trefishi i çmimit të vlerësuar në fillim të shitjeve, ose e thënë ndryshe një shifër që rrotullohet nga 200 në 400 mijë dollarë.
Ndër pjesët më të preferuara ishte një dërrasë e zezë, e cila mbante një mesazh të shkruar nga fëmijët e Jackson, e cila u shit për 5 mijë dollarë dhe një dollap në të cilin këngëtari kishte shkruar një mesazh në pasqyrën e tij, që i sit për një shifër prej 18 mijë e 750 dollarësh.
Krevati ku është ndarë nga jeta Jacko është hequr nga ankandi dhe kjo, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, me kërkesë të familjarëve.
Megjithatë tapeti poshtë krevatit është shitur për një shifër prej 15 mijë e 360 dollarësh dhe duhet thënë se fillimisht ai ishte vlerësuar për 400 dollarë.
r.b/NOA