SHBA, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ndryshimet klimaterike ‘do të ndryshojnë identitetin’ e të paktën gjysmës së zonave të shumta të Tokës të mbuluara nga bimësia.
Do të shkaktohen konvertime të rreth 40% të ekosistemeve në një formë tjetër, si për shembull pyjet do të kthehen në tundra, apo fushat do të kthehen në shkretëtira.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, diçka e tillë provohet nga një studim i Jet Propulsion Laboratory i NASA.
Hulumtuesit kanë studiuar një model që ka si synim përshtatjen e bimëve me klimën përkatëse dhe kjo me qëllim për të pasur një ide mbrojtëse në vitet në vazhdim.
r.b/NOA