Madrid, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Sipas “The People”, Liverpuli ka hedhur sytë nga Mesut Ozil.
Mesfushori i Real Madrid është gjithmonë e më larg zgjedhjeve të para të teknikut Hose Murinjo dhe që në muajt e kaluar, babai i lojtarit, që është dhe agjenti i tij ishte ankuar për minutat e pakta që luante i biri.
Si rrjedhojë Ozil në të ardhmen mund të largohet në një klub tjetër dhe dëshira e tij për kampionatin anglez nuk ka munguar asnjëherë.
Drejtuesit e Liverpulit po kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, lojtari në merkaton e ardhshme të verës me shumë mundësi mund të transferohet tek “The Reds”.
Ndër synimet e tjera të Liverpulit, është për tu përmendur dhe mesfushori i Newcastle Tiote.
r.b/NOA