English

Pasqyra e Shtypit, 18 Dhjetor 2011

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 19 dhjetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Meidani: Përjashtimi i Islamit, alarm për PS”, i cili flet për qëndrimin e ish-presidentit, Disa tituj të tjerë janë:

“Islami: Rama u tall me Meidanin, nuk i shitet moral dikujt që e ka pikën më të fortë”

“Basha: Linjë tramvaji nga Lapraka të “Nënë Tereza”

“PS: Sistemin zgjedhor e ndryshojmë po nuk do PD”

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë “PS, 17 krerë rrethesh kundër Islamit: Të ikë baza nuk e do më”.

Disa tituj të tjerë janë; “ Çmimet e banesave në Tiranë dhe 63 qytete”

“Përdorej për trafik droge, sekuestrohet trageti i linjës Vlorë-Brindizi”

“Ndryshon ligji për të përndjekurit, forma e re e shpërndarjes së parave”

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotmë; “Viktimat e 21 Janarit, Gjinushi: Rama po hesht, pakt me PD”.

Disa tituj të tjerë janë; “Qeveria: Rritja ekonomike, më e ulët nga sa pritej”,

“Kryegjyqtari: Shefi i policisë i tha arbitrit "ta shtyp kokën”

“Mehmet Elezi: Plenumi i 13-të, Ramizit i vinin ultimatumet nën dorë nga sekretari”

Gazeta “Koha Jonë” ka si agument kryesor; “LMN: Rama, je i pamoralshëm për t’i shitur socialistëve moral”, i cili flet për qëndrimin e djeshëm të Malajt dhe Islamit.

Disa tituj të tjerë janë; “Minibashkia 11, Basha zbardh 5 invesitmet strategjike në 2012”,

“Dibeti, a duhet mbajtur fshehtë nga partneri”

“Pano Kondo: Ju rrëfoej pasionin 40 vjet për pikturën”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Islami: Me përjashtimin tim, Rama po kthen pas Partinë Koministe”.

Disa tituj të tjerë janë; “Vrasja misterioze në Fier dhe Pogradec, gjenden dy trupa pa jetë”

“Basha për buxhetin e ri në njësinë 11: Investime sa për 10 vjet”

“Editorial/Artur Zheji: Çështja “Kastriot Islami””

Tridhjetë ushtarë gjermanë dhe austriakë u plagosën më 28 nëntor, kur qindra serbë rezistuan një përpjekje nga paqeruajtësit e NATO-s për të hequr barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës.

Duke iu drejtuar parlamentit gjerman me 2 dhjetor, Merkel pati thënë se "përplasjet mes forcave të NATO-s dhe serbëve në veri tregojnë se Serbia nuk është ende e përgatitur për të qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

a.k.NOA/RFE

KOMENTE