Elbasan, 19 dhjetor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Elbasan- Librazhd ka ndodhur pak çaste më parë.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se si rrjedhojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur edhe katër të tjerë.
Mësohet se makinat e përplasura mbajnë targat El 2184 C dhe TR 7444 P, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.
Sakaq viktima ishte pasagjer në makinën që drejtonte Aleksandër Budo i cili edhe vetë ka ngelur i plagosur.
Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e të dëmtuarve të tjerë.
a.y/NOA