English

Prostitutat shqiptare, taksë koleges për territorin

Asti, 19 dhjetor 2011, NOA- Luftë për territorin. Dy prostituta me banim në Asti të Italisë u ndaluan nga policia pasi kishin kërcënuar dhe tentuar të grabisnin një kolege të tyre nga Rumania.

Bëhet fjalë për dy vajza shqiptare të moshës 25 vjeçare të cilat prostituonin në zonën e Astit, të cilat kishin kërcënuar vajzën romune pasi sipas tyre u kishte zënë territorin ku ato punonin.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, shiptaret e kërcënuan dhe tentuan ti merrnin para si pagesë koleges për përdorimin e territorit, duke i vendosur dhe kërkuar taksë për vendin e punës.

a.y/NOA

KOMENTE