Japoni, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Sony ka lançuar PlayStation-in e ri Vita në Japoni, duke hapur në këtë mënyrë një luftë të vërtetë fundviti në dyqane kundrejt rivalëve të Nintendo me produktin e tyre 3DS, video-loja tredimensionale e privuar nga syzet.
Që në orën 7 të mëngjesit, kanë qenë me qindra të pasionuarit që kanë pritur hapjen e dyqanit në Tokio për të provuar pasardhësen e PlayStation Portable, e cila është e pajisur me funksione të avancuara në rrjet.
Playstation Vita do të debutojë në Evropë dhe SHBA vitin e ardhshëm dhe siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, flitet se data zyrtare do të jetë 22 shkurti.
r.b/NOA