Kurbin, 19 dhjetor 2011, NOA – I shumëkërkuari Alfred Seferi është ekzekutuar sot nga trupat speciale të RENEA-s gjatë shkëmbimit të zjarrit kundër trupave të RENEA-s, ndërsa u përpoq t’i shpëtonte rrethimit të policisë në një fshat të Kurbinit në veri të vendit, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Burime nga policia e Kurbinit bënë me dije se forcat e policisë i bënë thirrje të shumëkërkuarit të dorëzohej, por ai nuk pranoi dhe nën të shtënat e armëve tentoi t’i shpëtonte paq rrethimit.
Operacioni sekret i RENEA-s u krye në fshatin Gurëz të rrethit të Kurbinit, ku i shumëkërkuari Seferi fshihej.
Policia bën me dije se i shumëkërkuari Alfred Seferi, dyshohet si bashkëpunëtor në dhjetë krime të ndryshme, që po hetohen nga policia.
Alfred Seferi, nga Puka, në dokumente ishte i regjistruar me emrin Elidon Prendi.
mit/NOA