Londër, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Routemaster-at e rinj, autobusët historikë me dy kate të Londrës, do shfaqen nëpër rrugët e kryeqytetit britanik pikërisht në kohë për Olimpiadën e 2012.
Diçka e tillë, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, është premtuar nga kryebashkiaku, Boris Johnson, i cili ka pohuar se autobusët e rinj do të jetë pasardhës të denjë të modelit të vjetër.
Autobusi i ri është më i madh dhe praktik në shumë këndvështrime, por ende nuk ka shfaqur devotshmërinë e tij në nivelin e atyre të tjerëve.
Ditën e kaluar është prezantuar dhe autobusi i parë i këtij lloji në Trafalgar Square.
“Është kryevepra e fundit dhe më e madhja e inxhinierisë të dizajnit britanik”, - ka deklaruar Johnson.
Edhe pse Routmaster-at e vjetër kanë shoqëruar me mijëra turistë nga katedralja e St. Paul dhe Kullës së Londrës, sërish kanë pasur shumë probleme aksesi dhe kostoje.
Pikërisht si pasojë e këtyre problemeve shpeshherë pasagjerët janë rrëzuar nga autobusi.
Autobusi i ri i prezantuar nga kryebashkiaku ka shumë të reja dhe ndër të tjera ai ka pohuar se Routmaster-at e rinj janë miq me ambientin.
r.b/NOA