Kore e Veriut, 19 dhjetor, 2011- Kreu i shtetit i Koresë së Veriut Kim Jong Ill ka vdekur. Siç raportoi televizioni shtetëror koreanoverior, Kim ndërroi jetë të shtunën në mëngjes gjatë një udhëtimi me tren. 69-vjeçari pësoi një infarkt zemre të rëndë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Kim pati pësuar në 2008-n një goditje të rëndë dhe konsiderohej qysh atëherë me shëndet jo të mirë. Në 1994-ën ai pati marrë pushtetin në shtetin komunist prej të atit Kim Il Sung. Së fundi Kim pati punuar për t'ia kaluar pushtetin djalit të vet më të ri Kim Jong Un. Gjatë qeverisjes së Kim Jong Il-it Koreja e Veriut kishte rënë në një varfëri të rëndë.
Ndërkombëtarisht ai e pati shqetësuar botën me programin e tij të armëve bërthamore dhe me zhvillimin e raketave. Si reagim ndaj njoftimit mbi vdekjen e Kim-it Koreja e Jugut vendosi forcat e saj të armatosura në gjendje alarmi.
NOA