Pogradec, 19 dhjetor 2011, NOA – Rezulton Mirash Dekollari, trupi i të cilit u gjet dje në Pogradec, rezulton të jetë vrarë. Policia ka zbardhur sot një pjesë të dhënave, sipas të cilave, 37 vjeçari është qëlluar me sëpatë në kokë. .
Sipas policisë krimi rezulton të jetë bërë nga kushëriri i tij, 51-vjeçari Gurali Dikellari, djali i tezes së viktimës dhe pronar i banesës ku ndodhi krimi. 51-vjeçari u arrestua për akuzën e vrasjes me dashje.Policia ka sekuestruar celularin e viktimës dhe sipas, mesazheve të shkruara në të, viktima do të trafikonte një të mitur. Dekollari është banues në fshatin Vërdovë dhe u gjet dje i vdekur në periferi të Pogradecit.
a.k/NOA (vijon..)