English

Adoleshentët e varur nga Facebook, më tepër të varur edhe nga alkooli e droga

Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Sipas një studimi të fundit, adoleshentët që përdorin për orë të tëra çdo ditë, faqet e rrjetit social si Facebook, kanë më shumë gjasa të përfundojnë të varur nga konsumi i drogave dhe alkoolit.

Shkencëtarët në Universitetin e Columbias, intervistuan më shumë se 1. 000 fëmijë të moshës mes 12 dhe 17 vjeçare, përmes një sondazhi online dhe 1.000 adoleshentë të tjerë u intervistuan përmes telefonit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ata zbuluan se adoleshentët, të cilët kalonin shumë kohë në rrjetet sociale çdo ditë, janë pesë herë më të rrezikuar për të pirë duhan sesa ato që nuk i vizitojnë faqet e internetit.

Ata kishin tre herë më shumë gjasa për të konsumuar alkool dhe dy herë më shumë mundësinë e pirjes së duhanit.

Kjo anketë kishte vënë re se 40 për qind e të gjithë adoleshentëve kishin të publikuara fotografi me miqtë e tyre duke u dehur, në rrjete sociale si Facebook dhe MySpace.

Gjysma e të rinjve, të cilët u shprehën se kishin parë fotografitë e adoleshentëve të dehur, ishin vetëm 13 vjeç apo edhe më të rinj.

Tashmë për studiuesit, duket se ka ardhur koha që ata të veprojnë dhe të përfitojnë nga faqet e rrjeteve sociale si Facebook, për të vendosur ekspertizën e tyre teknologjike, për të ulur kështu numrin e imazheve të tilla dhe për të mohuar përdorimin e këtyre faqeve për adoleshentët, të cilët postojnë foto në gjendje të dehur.

Prindërit janë shpesh në errësirë ​​kur bëhet fjalë për rreziqet. Një studim, i cili përfshinte 500 prindër, ka zbuluar se 86 për qind e tyre nuk e kanë menduar ndonjëherë se faqet e rrjeteve sociale rrisin rrezikun e konsumimit të alkoolit dhe duhanit.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE