Novara, 20 dhjetor 2011, NOA- Një foshnjë e vogël vetëm 3 muajsh u përfshi në një akisdent tragjik gjatë autostradës A4 Tirino-Milano, në afërsi të Novaras në Itali.
Nëna e bebes dha jetë në asfaltin e rrugës, duke i kursyer vetes edhe dhimbjen për të parë pjellën e saj të copëtuar dhe duke dhënë shpirt.
Sic informon agjencia e lajmeve NOA.al, nëna e foshnjës një 25 vjeçare shqiptare emigrante në Itali gjeti vdekjen në vend, ndërsa fëmija e saj u transportua me urgjencë në reanimacionin e spitalit më të afërt në gjendje kritike dhe me plagë të rënda.
Fëmija ishte në bordin e makinës e cila u përplas me një autobus gjatë kohës që mjeti ecte nga Novara në drejtim të Milanos dhe pavarësisht ndihmës së dhënë nga ana e mjekëve, vogëlushi humbi jetën.
Ndërkaq si rrjedhojë e aksidentit pësuan dëmtime të lehta, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.
a.y/NOA