English

Arrihet marrëveshja, administrata do mësojë frëngjisht

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Administrata shiptare së shpejti do fillojë mësimin e gjuhës frënge. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ditën e sotme është firmosur në mjediset e Ministrisë së Jashtme memorandumi mbi Zbatimin e një Programi Shumëvjeçar për mësimin e Gjuhës Frënge në administratën shqiptare. Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto përshëndeti firmosjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme duke theksuar se ajo realizohet në 40 vjetorin e frankofonisë dhe 6 vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në këtë organizatë. Ai vlerësoi se gjuha frënge do të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për kualifikimin e mëtejshëm të diplomatëve. Marrëveshja u firmos nga zv.ministri i Jashtëm, Selim Belortaja dhe Ambasadorja e Francës në Tiranë,. Christine Moro. Ky memorandum parashikon hartimin e një plani për mësimin e gjuhës frënge nga nëpunësit civilë shqiptarë të specializuar në çështjet evropiane dhe ndërkombëtare, ose në çështjet e lidhura me integrimin evropian. Synimi i tij është formimi progresiv me aftësi linguistike i një numri të caktuar nëpunësish për një periudhe trevjeçare.

a.y/NOA

KOMENTE